Lezhë/ Po ndiqte të dyshuarin, makina e policisë përfundon anash rrugës

04/06/2020 18:59

Në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së një automjeti, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”.

Makina e tipit Hunday, me targa AA911VE, drejtohej nga  punonjësi i policisë me iniciale K.N. Nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale

Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet si dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e personit qe mendohet se ishte i armatosur.

Top Channel