​Skandali ‘trondit’ Britaninë, epidemiologu kryesor thyen karantinën për të takuar ‘të dashurën e martuar’

06/05/2020 09:52

Këshilltari i qeverisë britanike, epidemiologu Neil Ferguson, ka dhënë dorëheqjen pas shkeljes së rregullave të izolimit.

Profesori Ferguson ka dhënë dorëheqje nga Grupi Këshillëdhënës i Qeverisë Britanike (SAGE) pasi u njoftua se ai kishte shkelur rregullat e izolimit për shkak të koronavirusit, transmeton Sky News.

Në një deklaratë të martën, ai tha se po hiqte dorë nga posti i tij në Grupin Këshillues Shkencor të qeverisë për Emergjencat (Sage), për një “gabim”.

Ndërkohë sipas asaj që shkruajnë mediat në Britani “gabimi” i Ferguson ishte se ai vizitoi të dashurën e tij 38-vjeçare, Antonia Staats të paktën dy herë.

Ndërkohë nga an tjetër Antonia Staats, 38 vjeç, jeton me burrin dhe fëmijët e saj në një shtëpi prej 1.9 milion paund, raportoi Daily Telegraph.

Ferguson drejtonte grupin e shkencëtarëve në Imperial College London, parashikimet e të cilit ndihmuan në bindjen e ministrave për nevojën për të imponuar rregulla të rrepta të distancimit fizik.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta