“Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin”/ Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, kod ky i cili parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke ndikuar kështu në përhapjen e koronavirusit.