Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Kushtrim Palushi, avokati i kryeministrit të Shqipërisë

Top Channel ka siguruar një pjesë të padisë, 30 faqe, në të cilën kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj përveç akuzës për shpifje mbi “Idenë e shkëmbimit të territoreve”, akuzohet edhe për deklarimet se homologu i tij shqiptar, Edi Rama këtë po e bën për përfitime personale.