Liverpooli ka shënuar fitore në derbin anglez që është zhvilluar sonte në Premier league.

Në ndeshjen e zhvilluar në xhiron e 21-të, Tottenham Hotspur u mposht nga Liverpooli me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga Roberto Firmino (37’), transmeton KosoavPerss.

Liverpool në këtë stinor nuk ka pësuar asnjë humbje Premier league, ndërsa ka vetëm një barazim. Veç të fitojë pas 30 vitesh Kupën e Premier leagues, Liverpool ka mundësi që të arrijë rekord në ndeshjet e zhvilluara pa humbje.

Liverpool mban sigurt pozitën e parë në renditjen tabelare dhe ka 61 pikë, 16 më shumë se ndjekësi i parë, Leicester City./KosovaPress/

Top Channel