Michael Roth, ministri për Çështjet Evropiane në Gjermani, ka rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj për integrim në BE, duke theksuar se “Shqipëria ka avancuar shume në rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”.

Deklarata është bërë gjatë takimit që Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, ku u prit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë “Shqipëria ka avancuar shume ne rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”. u shpreh Ministri Roth.

Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.

Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.

Përmes një postimi në “Twitter”, ministri gjerman Roth ka njoftuar për atë çfarë është biseduar me ministrin tone në detyrë, Cakaj, duke theksuar edhe shqetësimin për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

“Takim me Gent Cakajn në një moment kyç. Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës. Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna”, shkruan Roth.

Top Channel