Linjat befasuese të Belen Rodriguezit janë tashmë sinonim i sensualitetit dhe tërheqjes. Për këtë arsye, “Jadea” ka dashur ta rikonfirmojë “shoëgirl”-in si dëshmi e gjallë e të brendshmeve të firmës dhe veshjeve të tjera shtëpiake.
Çfarëdolloj gjëje të veshë, recipeta e pantallona të shkurtra, apo edhe ndonjë pizhamë, fjalëkalimi mbetet i njëjti: joshëse!
Bukuroshja argjentinase duket se po jeton një moment magjik, që mund të kurorëzohet me një risi të bukur në pritje. Belen duket e përkryer teksa pozon me veshjet intime. Qoftë kur e sheh me veshje të lehta me dantella, ashtu dhe kur vishet në mënyrë romantike shoqëruar me lule, fiziku i saj të mahnit gjithnjë.
Por modelja duket se arrin përtej “të pamundurës”, të qenit seksi edhe me veshje normale shtëpiake. Personaliteti i saj latin duket i jashtëzakonshëm, qoftë me një bluze të gjatë, me tuta apo vetëm me një “t-shirt”.
E duke lënë mënjanë pozat, për fushatat publicitare, revistat rozë ndizen edhe më shumë kur flitet për Belenin dhe dashurinë e saj të pakufijtë për partnerin e saj, Andrea Iannone. Disa zëra flasin se një fëmijë është në ardhje për çiftin, por sesa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u konfirmuar nga çifti.
Top Channel