Ish-ministri grek i Financave: Shpërbërja e Maqedonisë krijon “Shqipërinë e Madhe”

Ish-­ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij të re në Greqi, “MeRA 25”, pjesë e pandarë e forcës së re politike paneuropiane, “Lëvizja e Demokracisë në Europë 2025”, ka theksuar midis të tjerash edhe çështjen e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që lidhet sipas tij me rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”.