Java e “ferrit” sirian, mbi 500 të vrarë, mes tyre edhe shumë fëmijë

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gotan lindore përfshihen 121 fëmijë.