Pogradec, miratohet në unanimitet buxheti bashkiak

30/03/2016 00:00

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi në unanimitet projekbuxhetin e vitit 2016, të propozuar nga kryetari i bashkisë, Eduart Kapri.

Buxheti i ri parashikon disa sistemime me rëndësi për qytetin juglindor si dhe vendos theksin tek mirëmenaxhimi financiar për shkak të borxheve të larta që ka trashëguar kjo bashki. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Pogradecit u miratua në unanimitet projektbuxheti 2016. Po ashtu, sot kaluam numrin e strukturës së re të Bashkisë së Pogradecit, si dhe disa vendime të tjera me shumë rëndësi për Pogradecin.

Këshilli kaloi edhe një fond prej 11 milionë lekësh si ndihmë për familjet e dëmtuara nga shpërthimi i bombulës së gazit në Beragozhd, si dhe për 2 familjet e dëmtuara rëndë nga përmbytja e fundit.

“Këto vendime do të jenë me tepër rëndësi për mbarëvatjen e punëve në territorin e bashkisë dhe me buxhetin e miratuar do të mund të stabilizojmë gjendjen e vështirë financiare që trashëguam”, u shpreh Eduart Kapri.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua në unanimitet edhe paketa fiskale që parashikon uljen e disa taksave nga 10 deri në 30 përqind.

Top Channel