“Ndërmjetësimi”, në pranga 3 shtetas për ushtrim prostitucioni
14/10/2015 20:50
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona me akuzën “Ushtrim prostitucioni”, në kudër të operacionit të koduar “Ndërmjetësimi”.
Në pranga kanë rënë: Tatjana Cuka, Liljana Shella 59-vjeçe (gjente klientë në lokalin e saj) dhe Pëllumb Ismaili, i cili kishte një banesë që përdorej si hotel. Ndërkohë që shtetasi me inicialet G.A., 73-vjeç do të procedohet në gjendje të lirë.
Sipas policisë së kryeqytetit, këta shtetas krijonin kushte për ushtrim të prostitucionit.
Top Channel