Qeveria greke i mbijeton votëbesimit të parlamentit‏

11/10/2014 00:00

Ashtu siç parashikohej Qeveria e kryeministrit Antonis Samaras i ka
mbijetuar votëbesimit të Parlamentit, duke marre 155 vota nga deputetët e
dy partive që ndodhen në koalicionin qeveritar, ndërsa 131 deputetë të
tjerë kanë votuar kunder.

Samaras ka perseritur pas votimit se zgjedhjet parlamentare do te zhvillohen ne vitin 2016 atehere kur edhe jane planifikuar.

Ka qene vete koalicioni qeveritar qe ka kerkuar kesaj here ne Greqi votebesimin parlamentar ne menyre qe te tregonte se kjo qeveri është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë reformat ekonomike. Nga ana tjeter Samaras kërkonte kohë për të bindur te pakten edhe 25 deputete te tjere ose prej atyre qe jane te pavarur ose nga partite e tjera opozitare te djathta ,qe ta mbeshtesin ate ne muajin shkurt kur parlamenti do te duhet te zgjedhe një president të ri me 180 vota,ne menyre qe te shmange zgjedhjet e parakohshme.

“Interesi i vendit eshte stabiliteti dhe jo kerkesat e vazhdueshme per zgjedhje te parakohshme dhe rreziku i mosqeverisjes”, tha Samaras.
 
Nga ana e tij udheheqesi i opozites Aleksis Tsipras duke permendur edhe rezultatet e sondazheve qe i japin partise se tij nje diference prej 9.4 pikesh me shume se konservatoret,ka kerkuar menjehere zgjedhje te parakoheshme duke  deklaruar se koha e qeverise po mbaron dhe fati i saj eshte i pashmangshem.

“Kerkojme zgjedhje te parakohshme, jo sepse duam te vijme ne pushtet dhe te menaxhojme Greqine me programin e ndihmave financiare. Kerkojme zgjedhje qe ta ndryshojme Greqinë, qe të zëvendësojmë degradimin e popullit dhe vlerave të tij me nje  program qeverisës që do të jetë plot shpresa, dinjitet dhe drejtësi”, tha Tsipras.

Ndersa ne parlament votohej jashte nderteses qindera nenpunes te sektorit shteteror qe kane humbur vendet e punes ose qe presin te jene viktime e reformave qeveritare te imponuara nga kreditoret e huaj, kane protestuar duke kerkuar qe qeveria aktuale te jape doreheqjen pasi po e con vendin ne gremine.
 

Top Channel