Shkarkohet gjyqtari Shtjefen Lleshi

16/07/2014 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të shkarkojë nga detyra si gjyqtar ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi, i denoncuar më herët nga emisioni investigativ “Fiks Fare” për afera korruptive në këtë gjykatë.

Me 13 vota pro dhe 2 kundër, KLD pranoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ndërkohë që Lleshi nuk ishte paraqitur për të thënë fjalën e tij, pasi sipas tij kishte marrë leje nga prokuroria për të qenë prezent në mbledhjen kur nuk ishte i pranishëm Naço.

Dy anëtarët që votuan kundër u shprehën se ishin dakord që Shtjefen Lleshi të shkarkohej, por argumentuan se ai duhej dëgjuar dhe për këtë ishte e nevojshme që ai të ishte i pranishëm.

Ndërkohë, KLD votoi pro edhe kërkesës tjetër të ministrit, i cili kishte kërkuar masën “vërejtje me paralajmërim” për gjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musta.

Por në këtë pikë anëtarët replikuan duke i vënë në dukje ministrit se me shkeljet që ka bërë gjyqtari, ministri duhet të vinte me një kërkesë më të fortë, atë të shkarkimit nga detyra.

Sipas anëtarit të KLD-së, Artan Broci, shkeljet e gjyqtarit Musta janë të rënda dhe masa që kërkohet nga ministri është e lehtë.

Për gjyqtarin tjetër, Ilir Pashja, proçedimi disiplinor u shty për të hënën, duke qenë se ai për herë të dytë ka depozitiar një kërkesë ku shprehet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kërkon që të mbrohet vetë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta