Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka përshëndetur reagimin e Këshillit të Konferencës Gjyqësore, por nuk e ka fshehur ironinë kur ka thënë se ky organ deri më tani ka heshtur për gjithë problematikën në sistemin e drejtësisë.
“Kjo deklaratë ka ardhur në kohën e duhur, por ky këshill duhet të reagonte kohë më parë për shkak të detyrës kur gjyqtarët e Lushnjes nuk merrnin pagën prej 6 muajsh, kur studentët magjistratë rrinin në shtëpi dhe nuk futeshin në punë dhe për ata gjyqtarë që për vite të tëra ishin vetëm të deleguar. Për të gjitha pr/ligjet i jam drejtuar edhe kësaj konference, por nuk kemi pasur ndonjë impakt, edhe për ligjin e KLD-së”, ka thënë Naço.
Ndërkohë, sot në orën 15.00 u mblodh sërish Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura. Janë të gjithë anëtarët së bashku me presidentin Bujar Nishani. Në rend të ditës është emërimi i kryetarit të gykatës së rrethit gjyqësor Krujë dhe Kavajë.
Procedimet disiplinore të 3 gjyqtarëve Shtjefën Lleshi, Bujar Musta dhe Ilir Pashja, nuk do të shqyrtohen pasi nuk është i pranishëm ministri Naço për shkak të axhendës së ngjeshur.
Pika e fundit e mbledhjes është për promovimin e katër gjyqtarëve nga rrethe të ndryshme gjyqësore në vend.
Top Channel