Një javë për Çamërinë

25/06/2012 00:00

Edhe pse përkon me një tragjedi, kjo javë do të risjellë në memorje vlerat, traditën dhe kulturën e popullsisë çame.

Nga data 25 deri ne daten 30 Qershor, cdo dite do te zhvillohen aktivitete per te kujtohet tragjedia e popullit cam dhe evidentuar vlerat e tij

“Ne jemi në një rrugë të përbashkët me gjithë shqiptarët për të vendosur drejtësi për çështjen çame”, tha kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Nder aktivitetet e programuara, jane nje ekspozite e cila do te permbaje pamje historike te trevave came, si dhe fillimi i punimeve per ndertimin e varrezave monumentale te Shqiptareve te Camerise ne Kllogjer. Ne daten 30 qershor, do te vizitohet  fusha  e Kllogjerit, ku do te zhvillohen homazhe ne nder te mbi 3 mije jeteve te humbura  per shkak te genocidit te ushtruar nga  ushtria greke ne vitet 44-45, gjate fushates se debimit  nga territoret e tyre.

Pas vizites ne vendin ku do te ndertohet varreza monumentale, do te marshohet drejt kufirit ne Qafe-Bote, ku edhe do te protestohet per ceshtjen came.

Top Channel