Diplomacia britanike “e mërzitur” me qytetarët e saj

04/04/2012 18:50

Me një traditë dhjetra-vjeçare, zyrat diplomatike britanike që ndodhen në çdo cep të botës, kanë ofruar dhe ofrojnë gjithmonë një shërbim perfekt dhe në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve britanikë.

Por kohët e fundit Foreign Office duket se i ka ardhur në “majë të hundës” me tekat e qytetarëve. Në një një raport të publikuar, diplomatët e “Madhërisë së Saj” ankohen për kërkesat nga më absurde që iu adresohen, që në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje me misionin e tyre në shtetet përkatëse.

Në fakt, diplomatët, në bazë të pyetjeve dhe kërkesave që marrin nga shtetasit, interesat e të cilëve duhet të mbrojnë, flasin për një “grup” të veçantë qytetarësh, ose siç pëlqejnë ta quajnë mediat britanike, “qytetarët e llastuar”, të cilët në çdo moment kur ndodhen në një vend të huaj, i bien numrit të konsullatës apo ambasadës për pyetje nga më të çuditshmet.

“Kam humbur dentistin, di gjë ku është? Kërkoj një kirurg plastik? Më falni por si thuhet të dua në hungarisht?”. Këto janë disa nga pyetjet që u janë adresuar diplomatëve britanikë, që në të tilla raste vështirë të gjejnë një përgjigje.

Top Channel