Çiklizëm, Kontador “pranon” dopingun

03/04/2012 00:00

Alberto Kontador nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për pezullimin me 2 vjet për doping. Kontador e mori këtë vendim pas konsultimeve të bëra me avokatët e tij me motivin se nuk do të ketë asnjë zgjidhje në favor nga ana e drejtësisë zvicerane.

Në një intervistë për të përditshmet spanjolle “AS” e “Marca”, Kontador ka deklaruar se e ka humbur besimin te drejtësia sportive edhe pse mendon se cështja e tij nuk është e mbyllur plotësisht.

Alberto Kontador në vitin 2010 rezultoi pozitiv për lëndën klembuterol. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e dënoi atë me pezullim 2-vjecar duke i hequr njëkohesisht titujt e fituar në Turin e Francës në 2010 dhe atë në Xhiron e Italisë në 2011.

Rikthimi i ciklistit spanjoll në gara pritet të bëhet në datën 5 gusht të këtij viti

Top Channel