Spanjë, Real e Barça bëjnë detyrën

01/04/2012 00:00

Është i papërmbajtshëm Reali i Madridit, i cili edhe në javën e 31-të të kampionatit spanjoll arrin të fitojë në një nga fushat më të vështira, në stadiumin Pamplona të Osasunës dhe këtë gjë e bën me rezultatin 5-1.

I kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë madrilenëve dhe Benzema zhbllokon gjithçka në mënyrë spektakolare, pas krosimit të Kristiano Ronaldos. Goli i dytë i Realit është edhe më spektakolar, protagonist veç Kristianos i cili godet nga rreth 40 metra është edhe portieri i Osasunës Andres Fernandes që i lejon portugezit të çojë në rrjetë këtë top.

Për golin e tretë mendon argjentinasi Higuain i cili pasi merr një top nga Ksabi Alonso i kalon nga sipër topin portierit vendas për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0.

Me fillimin e pjesës së dytë Osasuna gjen golin e parë dhe të vetëm të takimit, pasi nuk ndryshon asgjë në lojë. Madrilenët shënojnë edhe dy herë të tjera me Ronaldon e Higuain, duke vulosur rezultatin 5-1.

Menjëherë kundërpërgjigjet Barcelona me një fitore të pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbaos. Iniesta dhe Messi me 11-metërsh shënojnë golat e takimit.

Edhe pas kësaj jave diferenca mes Realit dhe Barçës mbetet në 6 pikë.

Top Channel