Nis fushata “Bëje tënden!”

29/03/2012 00:00

Fondacioni suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufinj” ka inicuar në Gjirokastër një fushatë të re nën sloganin “Bëje tënden!”.

Slogani ka ftuar gazetarët si iniciatorët e parë për të dhënë kontributin e tyre për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë kulturore. Godina ‘Babameto 2’ eshte ne proces restaurimi prej 2 vitesh tashmë.

Drejtuesit e këtij projekti kanë folur vazhdimisht për vështirësitë e hasura në restaurim, sfidën e mungesës së specialistëve dhe problematikave që lidhen me rijetëzimin e objekteve të restauruara. Në fakt sot Babameto 2 po merr formën përfundimtare pas një punë intensive gjatë muajit të fundit.

Përfaqësues të medias kanë marrë pjesë në përgatitjen e gëlqeres dhe më pas lyerjen që do ti japë dritë fasadës së godinës së rindërtuar në vitet ’20 mbi themelet e shekullit të 18-të . Ixhinierët dhe arkitektët shpresojnë që ajo të bëhet funksionale dhe të kthehet në një qendër artizanati dhe studimesh mbi trashëgiminë.

Ndërkaq Babameto 1, pjesë e të njëjtit projekt ende po prêt për ndërhyrje. “Bëje Tënden!” është e para nismë që po fton komunitetin të bëhet pjesë e rijetëzimit të trashëgimisë, pikërisht në një moment që më shumë se 200 shtëpi rrezikojnë shembjen dhe dhejtëra të tjera përfaqësojnë vetëm rrënoja.
 

Top Channel