Superliga, fitojnë Flamurtari dhe Laçi

26/03/2012 00:00

Janë zhvilluar dy ndeshjet e tjera të Superligës ditën e dielë ku Flamurtari mundi në transfertë 2-0 Pogradecin dhe Laçi po 2-0 fitoi ndaj Tomorrit.

Vendimtar edhe në këtë ndeshje për vlonjatët ka qenë sulmuesi kroat Pero Pejic, i cili pas 13 minutave lojë zhbllokon takimin dhe rreth 11 minuta më pas është Progni që dyfishon rezultatin.

Këto ishin dy momentet vendimtare të ndeshjes, më pas nuk ndodhi më asgjë edhe pse Pogradeci ishte rikthyer pas disa javësh pezullim në fushën e tij, nuk ia doli mbanë të bënte më shumë se kaq.  

Ndërkohë Laçi zgjidhi gjithçka në pjesën e dytë në ndeshjen me Tomorrin që u zhvillua në Krujë. Në minutën e 70 Hysa shënon golin e parë dhe tre minuta nga fundi sulmuesi kryeqytetas shënon edhe golin e dytë.

Me këtë tripikësh Laçi parakalon Kamzën dhe ngjitet në vendin e nëntë në rënditje.

Top Channel