MotoGP, Lorenzo “kërcënon” Stoner

23/03/2012 00:00

Jorge Lorenzo ka sfiduar Casey Stoner në prag të nisjes së sezonit të ri të kampionatit botëror të MotoGP.

Pilot spanjoll i Yamaha-s ka nisur duelin gjatë prezantimit të motorrit të ri, M1 duke thënë se skuadra e tij është gjithnjë e më pranë nivelit të Honda-s.

“Mendoj se po i afrohem Casey-t, por për të qenë të sigurt duhet të shohim testet e simulimit të garës në ditët e ardhshme. Gjithsesi këtë sezon mendoj se do të jemi 5 ose 6 pilotë që do të luftojmë për titullin kampion bote, mes të cilëve edhe Devicioso dhe Valentino Rossi”, shprehet piloti spanjoll.

Më pas Lorenzo ka folur për motorrin e ri Yamaha M1, duke shtuar se tani skuadra e tij po punon për të siguruar një stabilitet më të madh të tij.

Top Channel