Korçë, ekspozitë me foto

20/03/2012 00:00

Foto të një interesi të veçantë janë shfaqur në qytetin e Korçes përmes një ekspozite të titulluar “Miqtë e mi shqiptarë dhe unë”.

Fotografitë, të realizuara nga operatorë në radhët e Armatës Franceze të Orientit, përgjatë Luftës së Parë Botërore, janë paraqitur para artdashësve dhe intelektualeve korçarë në ambjentet e Galerisë së Arteve “Guri Madhi”, ku interesi nuk ka munguar.

Valter  Gjoni, koleksionisti dhe nismëtari i kësaj ekspozite ka sqaruar se Korça është një ndër qytetet më të fotografuara gjatë Luftës së Parë Botërore dhe këto foto janë copëza të rëndësishme të një historie.

Kjo ekspozitë me foto të koleksionuara bardhë e zi, është shfaqur në Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe në të janë pasqyruar momente nga zhvillimet e vitit 1917 dhe 1918 të fokusuara në objektive aparatesh nga reporterë francezë.

Top Channel