Spanjë, Barça bën detyrën

04/03/2012 00:00

Barcelona duket se nuk heq dorë nga lufta për titull dhe për momentin ngushton në 7 pikë diferencën me madrilenët.

Skuadra e drejtuar nga Guardiola, pa Messin arrin të mundë 3-1 Sporting Gijonin.

Avantazhin ekipi blaugrana e gjen në minutën e 42-të me Iniestën, por situata komplikohet edhe më shumë për Barçën pas daljes me kartonin e kuq të Pikesë në pjesën e dytë dhe 3 minuta më vonë Barral shënon golin e barazimit.

Gjithsesi edhe në këtë ndeshje Barcelona supremacinë e saj me një lojtar më pak, diferencën e bën Keita me një supergol në minutën e 79-të dhe më pas në fundin e takimit, një kombinim perfekt i Iniestës me Ksavin sjell golin e tretë që vulos fitoren për Barçën.

Ndërkohë Real Madrid do të luaj ditën e dielë në transfertë me Espanjolin.

Top Channel