Përdhunim në “Big Brother” brazilian

17/01/2012 17:30

”Big Brother” në Brazil i dhuroi shikuesve të tij një pamje skandaloze dhe dramatike, kur një konkurrente u përdhunua gjatë natës nga një banor i shtëpisë, ndërsa askush nuk ndërhyri për ta shpëtuar.

Policia e Rio de Zhaneiros konfirmoi ditën e martë se ka nisur hetimet ndaj banorit, duke i kërkuar prodhuesve të gjithë videon e plotë që çoi deri në kryerjen e aktit penal.

Konkurrenti 31-vjeçar, Daniel Echaniz, shfaqet gjatë mbrëmjes duke pirë në shoqërinë e disa banorëve të tjerë. Më pas, ai shkëputet prej tyre dhe futet në dhomën e vajzave, ku një studente 23-vjeçare ishte shtrirë për të fjetur, pasi ishte dehur më parë.

Ai futet në krevatin e saj, mbulohet me kuvertat dhe për shtatë minuta kamera regjistron lëvizje, ndërsa vajza duket e palëvizshme.

E pyetur në mëngjes nga drejtuesit e emisionit, Monique Amin tregoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur. Pasi u pyet për tre orë, ajo u lejua të largohej nga shtëpia e programit më popullor në Brazil, për t’u ekzaminuar nga ekspertët e përdhunimeve në polici.

Ndërkohë, sipas televizionit më të madh në vend, “O Globo”, versionit brazilian të “Big Brother”, me patentë të “Endemol”, i është kërkuar eliminimi i menjëhershëm i Echaniz për t’u arrestuar ose është kërcënuar programi me ndërprerjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA