Premiera e “Hugo” në Londër

29/11/2011 00:00

Legjenda e Hollywood-it, regjisori Martin Scorsese dhe kasti i aktorëve Sir Ben Kingsley, Asa Butterfield, Chloe Moretz and Helen Mcrory janë shfaqur në “London Leicester Square” për premierën europiane të filmit  “Hugo”.

Ngjarjet e këtij filmi të çojnë në Parisin e viteve 1930 dhe gjithë subjekti i filmit ka në qendër një jetim me emrin “Hugo” i cili në strehë të tij ka shndërruar muret e një stacioni treni.

Me ndihmën e një vajzë, ai mundohet që të hedhë dritë mbi misterin e zhdukjes së fundmi të të atit.

Regjisori Martin Scorsese i cili është i njohur për filmat e tij me tematikë të rëndë, që trajton ngjarje të mistershme, por që përcjell mesazhe të mëdha ka theksuar se ka dashur që të bëjë një film sa më miqësor për vajzën e tij 12-vjeçare.

“Të isha përgjatë këtyre viteve me një vajzë të vogël drejt adoleshencës ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të kuptuar gjithçka rreth kësaj moshe dhe ishte perfekte për të bërë një film natyral, pa klishe”, ¬ka theksuar regjisori Scorcese nga tapeti i kuq i premierës londineze.

Ndërsa të realizonte një film në teknologjinë 3 dimensionale ka qenë një përvojë e re në teknikën e të realizuarit një film. Por regjisori Scorcese ka rrëfyer për Reuters se për të ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme pasi më në fund arriti të bënte atë që përherë ka dashur të bëjë.

“E shijuam shumë xhirimin e këtij filmi në 3D dhe të rrëfenim këtë histori ishte bukur sepse kemi hyrë në thellësi të një ngjarjeje që na ka prekur të gjithëve”, ka vijuar më tej rrëfimin regjisori Scorcese.

“Hugo” është bazuar në best-sellerin me titull “The Invention of Hugo Cabret” i shkrimtarit Brian Selznick.

Premiera e filmit “Hugo” është ndjekur edhe nga mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla. Për regjisorin Scorsese kjo ka qenë hera e parë që një film i tij është ndjekur nga pjesëtarë të familjes mbretërore.

Të tjerë personazhe të famshëm të pranishëm në këtë premierë ishin Jude Law, Sacha Baron Cohen, Ray Winstone dhe Christopher Lee. Sa i takon filmit, në fundjavën që nisi projeksionin në kinematë amerikane, “Hugo” mundi të arkëtojë 11.4 million dollarë.

Top Channel