Federer fiton “Masters”-in e Londrës

28/11/2011 00:00

Roger Federer fiton trofeun e tij të gjashtë Masters në karrierë duke thyer kështu rekordin e kompeticionit që mbahej nga Lendl dhe Sampras me 5 trofe.

Në Londër, tenisti zviceran ka mundur francezin Jo-Wilfred Tsonga me rezultatin 6-3, 6-7 dhe 6-3 në 2 orë e 19 minuta lojë.

Federer theksoi se kjo fitore në fund të sezonit i jep më shumë besim për vitin 2012: “Luajta shumë mirë në këtë turne dhe po pres me padurim vitin e ardhshëm. Djokovic, Nadal dhe Murray do të jenë rivalë të fortë dhe do të përgatitem sa më mirë për sfidat që më presin sezonin e ardhshëm.”

Top Channel