Shfaqet në Los Angeles premiera e “Twilight”

15/11/2011 00:00

Fansat e “Twilight” janë bërë bashkë në premierën e “Breaking Dawn”-
pjesa e parë të sagës së suksesshme “Twilight” për të parë nga afër yjet
e sagës të cilët kamë mbërritur në Los Angeles në premierën botërore të
filmit, i cili mendohet se do të kryesojë në box-office.

Protagonistët e tij Robert Pattinson, Kristen Stewart dhe Taylor Lautner janë ndalur për minuta të tërë për të firmosur autografe për fansat e tyre, një pjesë e të cilëve kanë udhëtuar shumë për të qenë të pranishëm në këtë premierë. Pas episodit të tretë të sagës “The Twilight Saga: Eclipse”, në këtë episod të radhës fansat do të mund të shohin të dashuruarit Bella Swan dhe vampirin Edward Cullen, që më në fund të jenë një çift, madje në të do të jetë edhe një ceremoni dasme e cila është konsideruar si e papritur.
 
“Realizimi i kësaj skene ka qenë magjike, shumë speciale për të gjithë ekipin e realizimit të filmit”-theksojn një prej protagonistëve. Aktorja Kristen Stewart, e cila interpreton rolin e Bella-s, ka rrëfyer se gjithçka në skenën e martesës, ka qenë e mrekullueshme.

Ndërsa për protagonistin tjetër të filmit, aktorin Lautner, “Twilight” ka qenë një përvojë e vyer.“Ky ka qenë një udhëtim në të cilin kemi mësuar shumë dhe jemi ndjerë mirë bashkë. Kur përfundojmë xhirimin e një episodi, kthimi për të realizuar episodin e radhës do të thotë shumë për ne, sepse është njësoj si të kthehesh në familje pas një largimi”- rrëfen aktori.

Episodi “Breaking Dawn”-pjesa e parë i sagës “Twilight” do të nisë projeksionin në kinematë e të gjithë botës prej 18 Nëntorit dhe në kohë reale, edhe fansat shqiptarë të këtij filmi do të mund ta ndjekin atë në rrjetin e kinemave “Imperial” në Tiranë.

FOTO GALERI
1/6
Robert Pattinson dhe Kristen Stewart

Top Channel