Charlize pozon për “Vogue”

15/11/2011 00:00

Këto janë imazhe unike! Është aktorja amerikane Charlize Theron ajo që
shfaqet në një set fotografik të realizuar për versionin amerikan të
revistës “Vogue”.

Në edicionin e dhjetorit, fansat e saj do të mund të lexojnë rrëfimin e aktores, ndërsa imazhet e realizuara prej saj tanimë kanë nisur të bëjnë xhiron e botës.

Ajo është shndërruar në një ‘sirenë’ vetëm për shërbimin fotografik të revistës “Vogue America” dhe në edicionin e dhjetorit ajo është në kopertinën e prestigjiozes amerikane.

Autore e këtyre imazheve të Theron është një ndër fotografet më të mira amerikane, Annie Leibovitz dhe doemos ka qenë ideja e saj për ta shndërrukuar aktoren hollivudiane në një sirenë-diva.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel