“Viktimat nga një politikë e gabuar”

10/11/2011 20:10

Lideri i liberal-demokratëve, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se vrasjet në Kosovë, pavarësisht se cilës etni i përkasin njerëzit, tregojnë se ende ka viktima të një politike të gabuar.

Duke reaguar për incidentet në Kosovë për plagosjen e dy dhe vrasjen e një serbi, Jovanoviç tha se radikalizmi i ngjarjeve politike, izolimi në Veri, bllokada e pike kalimeve kufitare dhe konfliktet e vazhdueshme me ndërkombëtarët, tregojnë se në politikat për Kosovën edhe aty nuk kanë ndryshuar.

Këtë e tregon jo vetëm vrasja e një serbi, ka thënë Jovanoviç, por edhe vrasja e policit shqiptar muaj më parë. Sipas tij, në Kosovë ekzistojnë edhe realitete të tjera.

Politikanët serbë kanë kërkuar reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Oliver Ivanoviç, sekretar në Ministrinë për Kosovën, ka thënë se nuk mund të thuhet se incidenti ka qenë i planifikuar, por një gjë  tillë ka qenë e pritur. KFOR-i dhe EULEX-i, sipas tij, janë marrë më shumë me zbatimin e vendimeve politike të Prishtinës.

Top Channel