Problemet e Heparit, konferencë në spitalin “Hygeia”

21/10/2011 00:00

Patologjite e heparit, komplikacionet e sëmundjes së këtij organi, me
ndikim të rëndësishem ne organizem do te diskutohen të shtunën ndërmjet
mjekëve të njohur shqiptarë dhe grekë, në një konferencë  ne spitalin
“Hygeia” në Tiranë.

“Eshtë e njohur epidemiologjia e heparit në botë në lidhje me sëmundjet dhe infeksionet e tij, ashtu sikurse edhe problemet dhe komplikacionet që shkaktojnë në kohë hepatiti B dhe hepatiti C. Këto sëmundje mund të shkaktojnë cerozë të heparit, ndaj edhe temat që do të diskutojmë janë përballja me patologjitë e heparit, metodat më të përparuara për këtë teknologji, diagnoza e të tjera”, thotë Petrot Karsaliakos, shef i Departamentit të Patologjisë.

Ne konferencen e se shtunes do te diskutohet gjithashtu edhe mbi hepatitin alkoolik.Sipas mjekëve, idea eshte te parandalohen qe ne fazat e para semundjet e heparit, por nga ana tjeter duhet te behen qe ne moshe te vogel vaksina kundër hepatitit A dhe hepatitit B.

Top Channel