“Maradona do të shkatërrojë klubin”

10/10/2011 14:30

Nuk ka nisur mirë aventura e Diego Armando Maradonës në krye të ekipit Al Wasl.

5 golat e pësuar në ndeshjen ndaj Dubait kanë nxitur reagimin e tifozëve: “Maradona do të shkatërrojë klubin!” Kjo frazë lexohet në forumet e fansave të skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Maradona ka ardhur këtu për tu kënaqur dhe Al Wasl nuk do të fitojë tituj me të në krye”, ankohen tifozët.

Edhe mediat kanë kritikuar ashpër ish-teknikun e përfaqësueses argjentinase pas humbjes së ditës së shtunë.

Maradona firmosi në muajin maj një kontratë 2-vjeçare si trajner i Al Wasl.

Top Channel