Thaci “hesht” për deklaratën e Dell

14/07/2011 00:35

Kryeministri Thaci nuk preferoi të komentojë pakënaqësitë e shprehura hapur nga ambasadori amerikan në Kosovë kundrejt kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi për cështjen e heqjes së imunitetit të  disa deputetëve nën hetim.

Thaci tha vetëm se do të mbrojmë me cdo kusht marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk komentoj deklarimet e askujt. Raportet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian kanë qenë, janë dhe do të mbeten të shkëlqyeshme dhe duhet t’i ruajmë sepse është investimi ynë”, deklaroi Thaci në një konferencë për mediat.

Top Channel