“Ferrokromi” paralajmërohet grevë

12/07/2011 19:45

Pas Bulqizës edhe punëtorët e uzinës së ferrokromit në Elbasan i kërkojnë drejtuesve të kompanisë konçensionare përmirësim të kushteve në punë dhe rritje page, e cila prej 4 vitesh nuk ka ndryshuar.

Sipas kryetarit të Këshillit të Sindikatës së Ferrokromit në Elbasan, Ismet Dauti greva e minatorëve të Bulqizës është e drejtë dhe se ministri Nasip Naço duhet që të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit dhe jo ta zgjidhë problemin duke dërguar si ndërmjetës zevendësministrin e tij.

Greva e Bulqizës, ndërkohë ka ndikuar edhe në punën e kësaj uzine për shkak të mungesës së lëndës së parë.

Drejtuesit e Uzinës së Ferrkokromit në Elbasan, deklarojnë se puna po vijon normalisht dhe se puntorët e kësaj kompanie në Elbasan, nuk i janë  bashkuar protestës së minatorëve të Bulqizës.

Ndërkaq 150 metalurgët e Elbasanit këmbëngulin që të zhvillojnë një takim me presidentin e firmës për të ndryshuar kushtet e kontratës.

Top Channel