
Jupp Heynckes, trajneri i ri i Bayern Munchen, është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij në stolin bavarez, Louis Van Gaal.
Nëse hollandezi kishte një raport të vështirë me shtypin, trajnerit gjerman i pëlqen të bëjë shaka me gazetarët, ashtu siç ka ndodhur në konferencën e shtypit në Riva del Garda, aty ku Bayern po bën fazën përgatitore.
Trajneri 66-vjeçar ka bërë të ditur edhe teorinë e tij mbi futbollin duke na përgatitur për një skuadër që në radhë të parë do të kërkojë të mbrohet mirë: “Ndeshjet i fitojnë sulmuesit, kampionatet i fitojnë mbrojtësit.”
Kur gazetarët e pyetën se kush ishte objektivi kryesor i sezonit, Heynckess u përgjigj: “Është e vështirë të zgjedhësh, por nëse djemtë do të arrijnë të fitojnë Ligën e Kampioneve do të kenë një premio të veçantë: mund të më drejtohen me “ti”… të kuptohemi, vetëm për një ditë.”
Top Channel