“Pa impenjime” në Imperial

09/04/2011 16:30

Pas suksesit në Shtetet e Bashkuara, komedia romantike “No strings attached”, shqipëruar “Pa impenjime”, vjen edhe në sallat e kinemave Imperial.

Regjia Ivan Reitman. Në rolet kryesore fituesja e cmimit Oscar Natalie Portman, si dhe Ashton Kutcher e Kevin Cline.

Dy të rinj duan të jetojnë një histori pa impenjime, të bazuar vetëm mbi marrëdhëniet seksuale. Por dicka nuk shkon sipas planeve dhe situata del nga kontrolli.

“Është komedia më romantike e vitit, garanton sukses me humorin dhe pasionin e saj, si dhe për faktin se ka një regjisor shumë të mirë dhe artistë të nominuar dhe të fituar me cmime oscar”, deklaron Altin Prifti, drejtor i përgjithshëm i rrjetit Imperial.

Top Channel