Kardashian, një “adoleshente†e dashuruar
21/02/2011 10:20
Dashuria e showgirl-it amerikan, Kim Kardashian, me basketbollistin Kris Humphries duket se është shumë e fortë, pavarësisht se ata kanë vetëm disa muaj së bashku.
Çifti nuk u nda për asnjë sekondë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishin të pranishëm në një festë të organizuar në një lokal në Los Anxhelos.
E veshur me një fustan të shkurtër dhe vëthë të mëdhenj floriri, Kim dhe 26-vjeçari dukeshin të painteresuar për atë që ndodhte rreth tyre, në festën e organizuar prej të dashurit të motrës së Kim-it, basketbollistit tjetër, Lamar Odom.
Me sa duket, Kris dhe Kim janë të vendosur të shlyejnë faktin që nuk kaluan së bashku ditën e Shën Valentinit, për shkak të detyrimeve profesionale.
Top Channel