Vechioni, fituesi i “Sanremo”

20/02/2011 09:30

Është Roberto Vechioni fituesi i edicionit të 61 të festivalit italian të këngës, Sanremo.

“Profesori” i muzikës italiane (kalindur më 1943) mundi me këngën e tij “Chiamami ancora amore” bashkëpunimin Moda’-Emma (vendi i dytë) dhe Al Banon, i treti.

“Këtë fitore ja dedikoj popullit italian të cilin e dua shumë dhe femrave, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe që shumë herë janë më të mira se meshkujt në shumë gjëra”, u shpreh Vechioni përpara se të këndonte këngën fituese për herë të fundit në teatrin Ariston të Milanos.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA