“Fëmija-fluturâ€, nuk mund të prekë asgjë
07/02/2011 10:55
Një 5-vjeçare britanike është e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë që nuk e lejon të jetojë si çdo fëmijë tjetër.
Vogëlushja nga Swansea (Uells) qëndron gjatë gjithë kohës me doreza pambuku sepse sëmundja nuk e lejon të prekë asnjë objekt me duar të zbuluara. Gjithashtu ajo nuk mund të kruhet sepse rrezikon të heqë shtresa të tëra lëkure nëse e bën këtë gjë.
Sëmundja e “Fëmijëve-flutur” konsiston në dëmtimin e shtresave të lëkurës nëse kanë kontakt me çfarëdolloj objekti dhe prek më shumë këmbët dhe duart. Në rastet më të rënda preken edhe mukozat e brendshme (hundë, gojë dhe fyt) duke shkaktuar probleme me ushqimin.
Sëmundja është e trashëgueshme dhe jo ngjitëse.
Top Channel