Seria A, yjet që janë në “skandencë”

02/02/2011 17:05

Sezoni i përforcimeve të janarit është mbyllur që prej dy ditësh, por klubet e Serisë A mendojnë tani për goditjet e ardhshme.

Me shumë yje që përfundojnë kontratën në muajin qershor, për drejtuesit mbetet vetëm “sikleti” i zgjedhjes.

Pirlo, Del Piero, Seedorf, Nesta, Ambrosini, Mexes, Di Vaio, Santana e të tjerë, janë të gjithë në skadim kontratash dhe mund të bisedojnë lirisht me cilindo klub për të ardhmen e tyre.

Revolucioni i vërtetë do të ndodhë tek Milani, ku përveç të sipërpërmendurve, kanë kontrata në skadim edhe Pippo Inzaghi, Jankulovski, Van Bommel e Legrottaglie.

Edhe Juventusi duhet të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, midis të cilëve edhe rinovimi apo jo me kapitenin Alessandro Del Piero. Manninger e Salihamidzic janë gjithashtu në skandencë.

Roma është gjithashtu e shqetësuar me rinovimet, pasi nuk ka firmosur ende Mexes, Perrotta e Mexes. Për të tre, janë të shumta klubet që kanë nisur bisedimet.

Të lirë për të biseduar të ardhmen e tyre janë edhe disa futbollistë të tjerë të rëndësishëm, si Hernan Crespo, Ziegler, Donadel, Comotto apo Pazienza.

Top Channel