Francë, pranga anëtarit të “Skorpionëve”

01/02/2011 09:55

Policia franceze ka arrestuar një ish-paraushtarak serb, të akuzuar për filmimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave 47-vjecari Miodrag Momic është arrestuar në Grenobël, ku jetonte me identitet të rremë.

Sipas burimeve, anëtari i njësisë famëkeqe “Skorpionët” kërkohej nga prokuroria serbe për krimet e luftës, ndërkohë që Interpol kishte lëshuar një fletë-arresti ndërkombëtar për të.

Videoja e ekzekutimit të myslimanëve të Srebrenicës u shfaq në vitin 2005, gjatë gjykimit të ish-presidentit serb Sllobodan Milloshevic në Hagë.

Ndërkohë, katër anëtarë të tjerë të të njëjtit njësit ushtarak u dënuan në vitin 2007 në Beograd me dënime nga 13 deri në 20 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA