“Emri”, Papandreu: Pesimist për zgjidhjen

25/01/2011 14:00

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka deklaruar se nuk është optimist për një zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Maqedoninë.

Deklaratën e tij Papandreu e bëri në Parlamentin vendas, në një seancë ku u diskutua për politikën e jashtme.

“Nuk jam optimist rreth pikëpamjeve për një zgjidhje të shpejtë të kontestit për emrin e IRJM-së. Pala tjetër refuzon të pranojë një emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm”, ka pohuar Papandreu.

Megjithatë, kreu i qeverisë greke ka theksuar se iniciativat e Athinës për këtë cështje nuk do të ndalen derisa të arrihet një zgjidhje e përbashkët.

“Kemi strategji kombëtare dhe linja të kuqe të projektuara qartë”, ka shtuar Papandreu para deputetëve grekë.

Top Channel