“Emri”, Athina: E kemi treguar vullnetin tonë

16/09/2010 13:35

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutas ka deklaruar se Athina zyrtare e ka treguar vullnetin e saj politik për zgjidhjen e cështjes së emrit.

“Ne e kemi treguar vullnetin tonë. Athina e ka të përcaktuar kornizën e politikës së saj lidhur me kontestin e emrit”, ka pohuar Droutas.

Ai ka theksuar se, nëse Shkupi vendos ta shqyrtojë problemin me seriozitet, atëherë pala greke do t’i publikojë qëndrimet e saj.

I cituar nga agjencitë greke të lajmeve, Droutas nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi mes kryeministrave Papandreu dhe Gruevski.

Top Channel