“Emri”, Van Rompuy inkurajon për zgjidhje

11/09/2010 13:30

Presidenti i BE, Herman Van Rompuy ka deklaruar se tani është momenti i duhur që Maqedonia dhe Greqia të vihen në lëvizje për të zgjidhur cështjen e emrit.

“Tani është momenti i vërtetë kur dy vendet duhet të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka pohuar Van Rompuy pas takimit me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov.

Më tej numri 1 i BE-së ka rikonfirmuar perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit.

“Përpjekjet e mëdha për plotësimin e të gjitha reformave për anëtarësimin në BE do të thotë një raport pozitiv për Maqedoninë, nga ana e KE në nëntor”, ka shtuar Van Rompuy.

Top Channel