Berat, konflikt për “maternitetin”

14/06/2010 20:05

Ndërtimi i një universiteti në ambjentet e ish-martenitetit të Beratit, ka bërë që të reagojë në një konferencë për shtyp kryetari i bashkisë së këij qyteti Fadil Nasufi.

Ai tha se objekti është në qendër të qytetit dhe ende nuk është miratuar studimi për qendrën e tij.

“Procedurën e kompromentuar të shitjes dhe prishjes së godinës së materinitetit, e cila është cilësuar pronë publike dhe jo private, do ta shqyrtojmë. Investitori ende nuk ka bërë kërkesë për leje ndërtimi. Leje për ndërtimin e jep KRRTRSH, leje të cilën zoti Velija nuk e disponon”, ka deklaruar Nasufi.

Për të gjitha këto shkelje bashkia i është drejtuar prokurorisë së rrethit të Beratit, ku kërkohet ndjekje penale për investitorin.

Top Channel