Tiranë, vdes 30 vjeçarja

07/06/2010 23:00

Një grua rreth të 30-ve është gjetur e vdekur në afërsi të poliklinikës numër 9 në kryeqytet.

Sipas burimeve të para policore, gruaja është hedhur nga kati më i lartë i një pallati tetëkatësh duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Identifikimi i saj mbetet i vështirë, për shkak se nuk është banore lagjes “21 dhjetori”, ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Policia mendon se rënia e 30 vjeçares, mund të jetë aksidentale ose me dashje, por burimet zyrtare sqarojnë se, identifikimi i saj do të jepte detaje më të hollësishme në lidhje me vdekjen e saj.

Policia ka bërë shoqërimet e dëshmitarëve okularë, për të mbledhur të dhënat e mëtejshme.

Top Channel