“Fol”: Feith mund të shkarkojë ministrat

15/05/2010 16:10

Aktivistë të lëvizjes “Fol”, në Kosovë, kanë denoncuar sot autoritetin që ka përfaqësuesi i Zyrës Ndërkombëtare Civile në shtetin e ri.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Petrit Zogaj ka deklaruar se kreu i ICO-së Piter Feith ka autoritet të shkarkojë nga detyra ministrat e qeverisë.

“Fol” i ka drejtuar një apel kryeministrit Hashim Thaci, duke i kujtuar se në bazë të Kushtetutës ai nuk është i vetmi që mund të shkarkojë anëtarët e kabinetit të tij.

“Edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar mund të marrë vendime për të larguar nga detyra cdo zyrtar publik që rrezikon sundimin e ligjit”, ka deklaruar Zogaj.

Top Channel