Belgjika, per momentin “jo” skanerit te trupit

06/01/2010 17:55

Belgjika, te pakten per momentin, nuk do te instaloje skanerin e trupit ne aeroportet e saj. Qeveria ka ndermend te prese vendimin e vendeve anetare te BE-se.

“Vendimi do te merret vetem pasi te arrihet konsensusi mes vendeve anetare”, ka deklaruar zedhenesi i sekretarit te shtetit.

Ekspertet e 27 vendeve anetare do te diskutojne ceshtjen e sigurise ne aeroportet e BE-se ne nje mbledhje te caktuar per diten e neserme.

Top Channel