“Drejt Lirise” vjen ne teatrin Metropol

29/12/2009 20:15

“One man show” ne teatrin e Metropolit me vepren “Drejt lirise” nga Erand Sojli, me regji te Robert Budines, skenografi te Artur Muharremit, muzika Edmond Rrapi.

Kjo forme teatrale do te sjelle ne skene historine tranzicionit te sterzgjatur shqiptar me nota ironike dhe humoristike. “Eshte nje histori ku ka vend cdo shqiptar, e cila eshte krijuar sipas imagjinates sime, duke e vene veten ne pozitat e shume njerezve te shtresave te ndryshme.

Natyrisht, duke i bashkangjitur edhe faktet, qe ne te vertete jane tragjike, por te para me nje sy me te lehte e me humor, per te qene me argetuese. Ngjarja fillon te transferohet ne film, me pas ne telenovele e pastaj ne perralle. Historite e shqiptareve drejt lirise jane perralla te verteta”, shprehet Erand Sojlli.

“Drejt lirise”, me suport te DigitAlb, Teatrit te Metropolit dhe “Era Production”, do te shfaqet fillimisht ne datat 29 dhe 30 dhjetor, ora 19:00 ne Teatrin e Metropolit dhe me pas do te kaloje ne tur ne disa qytete te Shqiperise, do te rikthehet ne Tirane per te shkuar me pas ne Kosove, Maqedoni, Itali dhe France, ku perkatesisht do te interpretohet ne italisht e frengjisht.

Top Channel