Maqedoni, “Hiri” con ne pranga 15 persona

26/12/2009 11:30

Policia maqedonase ka arrestuar 15 persona te tjere ne kuader te operacionit “Hiri”, qe kishte si objektiv goditjen e kontrabandes se cigareve.

Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, sipas te cilave 15 te arrestuarit dyshohen per lidhje me grupin kriminal te drejtuar nga biznesmeni Bajrush Sejdiu.

Sipas burimeve, mes te arrestuarve ka edhe prokurore e gjykates, te cilet kane favorizuar procesin e privatizimit te ndermarrjeve te Sejdiut.

Burimet shtojne me tej se dy persona te tjere, te dyshuar per perfshirje ne organizaten kriminale, jane shpallur persona ne kerkim.

Operacioni “Hiri” filloi ne tetor te vitit te kaluar kur u arrestua biznesmeni Sejdiu, si dhe shume bashkepunetore te tij qe akuzohen per nje sere veprash penale.

Top Channel