Mafia shpetoi bankat

17/12/2009 15:10

Ekonomia boterore i shpetoi kolapsit financiar edhe nga parate e pista te trafiqeve te droges dhe aktiviteve te tjera te jashteligjshme.

Denoncimi vjen nga zyra e droges ne Kombet e Bashkuara. Antonio Maria Kosta, shefi i zyres se trafiqeve ne OKB, deklaroi ne vjene se shume banka i shpetuan falimentimit pikerisht ne saje te parave te pista.

Ne kulmin e krizes globale, pjesa derrmuese e bankave u vendosen ne veshtiresi finaciare, pasi nuk kishin likuiditete. Sistemi financiar boterore thuajse u paralizua sepse askush nuk kishte para kesh.

Kosta thote se ka pare prova te qarta se parate e krimit te organizuar ishin te vetmet kapitale likuidte qe mundesuan shpetimin e disa bankave, ndonese nuk ka permendur emrat e tyre.

Sipas OKB, gjate kohes se krizes krimi i organizuar ka injektuar ne sistemin bankar boteror shifren record prej 352 miliarde dollare, sa gjysma e planit te shpetimit te qeverise amerikane.

Kosta thote se tashme keto kapitale te pista u pastruan teresisht, ne ate qe mund te kete qene pastrami me i madh i parave ne te gjitha koherat. Nese denoncimet e OKB do te veretetohen atehere, kriza globale nuk i ka sjelle botes vetem te keqija ekonomike, si rritje te varferise dhe humbje te vendeve te punes, por ne faturen e saj ka dhe nje kosto jo me pak te vogel, qe eshte ligjerimi i kapitaleve financiare te mafias, para te prodhuara nga trafiqet e droges, prostitucionet dhe aktivitet e tjera ilegale.

Top Channel